Misioni ynë – klient i kënaqur, shërbim cilësor dhe dërgim në kohë.

Një staf prej mbi 20 të punësuarve, punon për realizimin e projekteve lidhur me
dizajnin e brendshëm, i cili ndërthur shpirtin e ri dhe përvojën e atyre që kanë qenë
pjesë e kompanisë që nga fillimet e saj.

Ornamaks Design Studio është hapi i parë për të dëgjuar nevojat tuaja.
Hapi i dytë është të bëhet një zgjidhje ideore.
Hapi i tretë është realizimi i saj.

Prodhimi i mobiljeve është hallka e dytë në zinxhirin e realizimit të projektit.
Shfrytëzohen materiale cilësore, të përzgjedhura me kujdes së bashku me ju, sipas
nevojave tuaja dhe funksionit që duhet të kryejnë.

Hallka e tretë, ndonëse e prezantojmë si të fundit është hallka jonë më e fuqishme
që është prodhimi ynë i Ornalit, i vetmi në vendin tonë që është një prodhim tërësisht
vendor. Me të mund t’i kënaqim shijet më specifike.
Në këtë mënyrë ofrohen forma të ndryshme, me një gamë të gjerë ngjyrash, me anë
të të cilave mund të bëjmë kombinime dhe përshtatje të materialit në dizajnin e
brendshëm në mënyra të ndryshme, si pllaka (bango) kuzhine, banake, tualete,
tavolina, mbulesa muri dekorative, parmakë….

Karakteristikat e tij më të rëndësishme janë rezistenca ndaj ujit 100% dhe sipërfaqja
antibakteriale
, gjë që e bën të pazëvendësueshëm në hapësirën e kuzhinës, në
tualet, por përshtatet në mënyrë perfekte në pjesët e tjera të hapësirës që është
rregulluar, duke ofruar një pamje mbreslënëse. Rezistenca ndaj bazave dhe acideve
si karakteristikë e bën të zbatueshëm edhe në laboratorë për hapësira të pastra,
pulte teknike dhe ekzaminimi për punë në institucione mjekësore dhe kudo që ka
nevojë për rezistencë ndaj ujit, rezistencë antibakteriale dhe rezistencë ndaj acideve
dhe bazave.

Përveç kësaj, pjesa e tij unike reflektohet në mirëmbajtjen e lehtë dhe të thjeshtë dhe
mundësinë e riparimit.

Duke qenë të përkushtuar në zhvillimin e kompanisë, si dhe të orientuar drejt
nevojave të tregut dhe kërkesave të klientëve, Ornamaks funksionon me sukses për
më shumë se 25 vjet
. Filloi me idenë e dy të rinjve me një frymë sipërmarrëse, për të
realizuar dëshirën sa i përket zhvillimit lidhur me procesin e prodhimit të materialit të
Ornalit – material i përbërë
. Për 25 vite, kemi shënuar rritje të vazhdueshme, duke u
shndërruar në një kompani të njohur për prodhimin e lartë cilësor të saj dhe
respektimin e afateve. Shumë projekte në objekte individuale, por edhe publike janë
tregues sa i përket misionit tonë.

Mbetemi të përkushtuar në drejtim të realizimit të misionit tonë në të ardhmen, duke
investuar në zhvillimin e kompanisë sonë dhe avancimin e të punësuarve tanë. Ky
është çelësi i suksesit tonë.

Stafi Ornamaks